Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së enjte ka votuar për Projektligjin për Zyrtarët Publik, përcjell InLajmi.
Për këtë projektligj votuan 58 deputetë të Kuvendit të Kosovës.
4 të tjerë abstenuan, në mesin e tyre edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.
Ndryshe, ky projektligj u kritikua edhe nga deputeti Besnik Tahiri, i cili tha se ky projektligj e cenon në thelb dhe e dëmton jashtëzakonisht shumë punën e administratës publike. /InLajmi/