Modelja argjentinase Georgina Rodriguez, foli për marrëdhënien e saj me Ronaldon, duke thënë se ishte dashuri me shikim të parë kur u takuan, transmeton InLajmi.
“Unë dhe Cristiano ramë në dashuri me shikim të parë, kur e pashë për herë të parë ndjeva se koha ndaloi,” tha ajo.
Georgina Rodriguez u shpreh shumë e dashuruar kokë e këmbë me të dashurin e saj futbollist portugez.
Modelja argjentinase teksa pozoi për kopertinën e edicionit të janarit 2023 të revistës Elle Spain, se ish-lojtari i Manchester United është “mashkulli më i pashëm” dhe i vëmendshëm që ka parë ndonjëherë, shkruan E.News.

Rikujtojmë, se çifti u takua ndërsa ajo ishte duke punuar në një dyqan Gucci në qendër të Madridit në qershor 2016. /InLajmi/