Në debatin për analizën e publikuar së fundmi nga ASHAK, analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se kryetari i Akademisë, Mehmet Kraja përdor historiografinë e kohës së Enver Hoxhës kur shkruan për historinë.
“Çka mendoj që bën Kraja, është veçse i përtyp gjithherë në shkrimet e tij ato pretendime të historiografisë komuniste të Enver Hoxhës”, ka thënë Gashi.
Gashi ka thënë se janë 2 arsye pse e bëjnë atë të mendojë që Enver Hoxha jeton ende.
“Mendimi jem është kështu që kur i këqyr 2 gjëra, e kupton që Enver Hoxha është sot e kësaj dite gjallë dhe në mesin tonë dhe shumë i fortë. Historiografia që është etablu gjatë regjimit të tij, edhe sot përdoret, mësohet njësoj. Ajo është, në shkolla fillore e të mesme, në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës, por edhe shumica dërrmuese e publikimeve që dalin nga institutcionet shkencore, prej universiteteve, instituteve dhe akademive janë në një vijë me historiografinë komuniste që është etabluar gjatë kohës së Enver Hoxhës. Kjo është e para”, ka thënë Gashi, shkruan Gazeta Express.
Arsyeja e 2-të, sipas tij, është standardi gjuhësor i vitit 1972.
“Dhe e 2-ta është standardi gjuhësor i vitit 1972. Këto 2-ja vazhdojnë edhe sot e kësaj dite me u zbatu në të 2 shoqnitë”, ka thënë Gashi.

















