Lidhur me rastin e rëndë të ndodhur gjatë javës së kaluar në Spitalin e Pejës, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, e hodhi përgjegjësinë te kryeministri i vendit Albin Kurti, përcjell InLajmi.
Dreshaj tha se menaxhimi i dobët në shëndetësi, javë më javë e muaj për muaj është kah prodhon skena të ngjashme me filma horror.
Më tej Dreshaj tha se është e pafalshme që të ndodh një rast i tillë si ky në Pejë, e Qeveria e Kryeministri ende të hamenden për caktimin e udhëheqësit të sektorit të Shëndetësisë.
Postimi i plotë i tij:
Menaxhimi i dobët në shëndetësi, javë më javë e muaj për muaj është kah prodhon skena të ngjashme me filma horror.

Paramendojeni një shtet, respektivisht një qeveri e cila nuk mund ta emërojë një ministër tash e 78 ditë. Sektori më vital i cili kujdeset për njerëzit që kanë më së shumti nevojë, ka mbetur në duart e askujt.
Është e pafalshme që të ndodh një rast i tillë si ky në Pejë, e Qeveria e Kryeministri ende të hamenden për caktimin e udhëheqësit të sektorit të Shëndetësisë.
Përgjegjësia është tek Kryeministri! /InLajmi/