Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, ndërsa e quan qeveri pa plan dhe pa vizion, përcjell InLajmi.
Derisa shpreh kritika ndaj qeverisjes Kurti, ajo ndalet tek mungesa e ministrit tash e 3 muaj në Ministrinë e Shëndetësisë.
Çitaku me ironi pyetjen se kush mbanë përgjegjësi për këtë, opozita, mediat apo armiqtë e pushtetit?
Ndryshe, më 6 tetor ish-ministri i shëndetësisë Rifat Latifi dha dorëheqje, dhe që atëherë kjo ministri ka mbetur pa ministër.
Postimi i plotë i saj:
Qe afro 3 muaj Kosova nuk ka Ministër të Shëndetësisë. Kush mbanë përgjegjësi për këtë?
Opozita? Mediat? ”armiqtë e pushtetit”?
Qeverisje pa plan, pa vizion, pa njerëz. /InLajmi/