Një stuhi e madhe dimërore që përfshiu SHBA-në këtë javë mund të sjellë Krishtlindjet më të ftohta në 4 dekada në disa zona të vendit, sipas sinoptikanëve.

Më shumë se 90 milionë njerëz priten të preken nga i ftohti në 37 shtete. Rreth 80% e vendit pritet të përjetojë temperatura nën zero, duke përfshirë vende deri në jug të Teksasit, shkruan BBC.


I quajtur winter Storm Elliot nga Weather Channel, shpërthimi arktik pritet të sjellë Krishtlindjet më të ftohta në Midwest që nga fundi i viteve 1980, sipas parashikimeve të cituara nga mediat amerikane, transmeton arbresh.info.
Edhe në Florida, parashikohet i ftohti më i madh në 30 vite.



















