Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosemërimin e ministrit të Shëndetësisë, përcjell InLajmi.
Bajrami thotë se qeveria e votuar nga 51% është përgjegjëse për gjendjen në sektorin e shëndetësisë, si dhe mungesën e ministrit.
Tutje, ajo thotë se kjo qeveri nga mungesa e përgjegjësisë ka sjellë vetëm degradim dhe skandale.
Postimi i plotë i saj:
Qeveria e 51% edhe sot vazhdon të jetë pa minister të shëndetësisë, është përgjegjëse për gjendjen në këtë sektor. 2 vite vetëm degradim, skandale, mungesë e vendim-marjes dhe mungesë totale e përgjegjësisë. /InLajmi/
