Avokati i Popullit, Naim Qelaj bëri të ditur këtë të enjte se kanë filluar hetimet për rastin e vrajës së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, Hamide Magashit, raporton InLajmi.
“Më duhet të i’u informojë ju dhe publikun se ne kemi filluar hetimin për rastin e vrasjes në QKUK. Pas përfundimit të hetimit do të dalim me një raport me rekomandime”,tha ai.
Tutje avokati I popullit tregoi se në bazë të monitorimeve të bërë del se niveli i punësimit të personave me aftësi të kufizuar nuk është në përputhje me ligjin dhe se ata nuk janë të përfshirë sa duhet në arsim.
“Niveli i punësimit të personave me aftësi të kufizuar nuk është në përputhje me ligjin. Mungesa e strehimoreve për këta persona e vështirëson situatën. Kemi marrë shumë ankesa për trajtime jo të përshtatshme mjekësore për këta persona”, deklaroi tutje ai.
Më tej avokati tha se rëndësi të veçantë do t’i kushtojnë të drejtave të grave. /InLajmi/