Analisti Visar Ymeri, ka folur për situatën në 4 komunat veriore të Kosovës, ku i ka analizuara deklaratat e kryeministri të Kosovës, Albin Kurti. Sipas Ymerit, nëse analizohen deklaratat e Kurtit kur kishte thënë se “ nuk dëshiron të ndërhyjë në veri të Kosovës se mund të këtë viktima”, kjo për Ymerin, është një deklaratë racionale.
“Kurti është duke luajtur me sentimentin e njeriut racional, i cili thotë të merrmi vesh me bashkësinë ndërkombëtare, edhe pastaj ta bëjmë atë”, ka thënë Ymeri.
Por, Ymeri ka thënë se ” Kur e krahasojmë Kurtin me Kurtin e vitit 2013, po duket sikur shumë të largët, edhe natyrisht që pas 9 vjetësh, ky e ka ndryshuar qëndrimin, por këtu nuk është problem se ky e ka ndryshuar qëndrimin që ka pasur para 9 vjetësh, por problemi është që Kurti e ka ndryshuar mendimin të cilin e ka pasur para 2 muajve”.
“Sepse Kurti para 2 muajve si kryeministër me vendimin për targat e paligjshme ‘KM’ edhe me zgjedhjet e jashtëzakonshme, ka thënë se kjo është çështje e ligjshmërisë, e Kushtetutshmërisë dhe Sovraniteti, para 2 muajve edhe jo para 12 vjetëve”, ka thënë ai, shkruan Dukagjini.
Sipas Ymerit, nëse vendimet Qeverisë Kurti kanë qenë nxitëse për situatën në 4 komunat veriore të Kosovës, Kurti si kryeministër duhet të japë përgjegjësi për çfarëdo intervenimi që mund të ketë pasoja.
“Nëse vendimet kanë qenë nxitës në këtë drejtim edhe ketë e bërë Kurti, edhe tash kemi ardhur një situata ku çfarëdo intervenimi në veri mund të ketë pasoja deri të humbja jetës së njerëzve, atëherë Kurti si kryeministër duhet të japë përgjegjësi ose nuk ke di se nder sa të ka folur ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, për këtë punë që është problem i madhe mos kuptua kryeministri gjendjen shtetin e vetë ose e ka bërë me qëllim që është problem ende më i madhe”, ka shtuar Ymeri.