• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Muzeu

Nën mbrojtjen e UNESCO-s, xhubleta jo veç simbol e pasuri shqiptare por e gjithë njerëzimit

Arjanita Osmanaj nga Arjanita Osmanaj
21 December 2022
në Muzeu
0 0
0
Nën mbrojtjen e UNESCO-s, xhubleta jo veç simbol e pasuri shqiptare por e gjithë njerëzimit
0
SHPERNDARJE
120
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në Pallatin e Brigadave mbrëmjën e se martës u zhvillua dita e Xhubletës, tanimë pasuri e deklaruar e mbarë njerëzimit, nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Dijebërja e veshjes së xhubletës që daton 4 mijë vjet para, tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit.

Në ceremoninë e zhvilluar ishin të pranishëm ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, studiues, gra dhe vajza nga Malësia e Madhe të veshura me xhubletë, etj.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në fjalën e saj tha se “ kjo veshje kaq magjike me kaq hijeshi e thjeshtësi i kthen këto gra në zana dhe këtë objekt në log bjeshkësh”.

“Për atë që jemi të gjithë krenarë sot dhe gëzojmë që tashmë xhubleta është e gjithë njerëzimit jo vetëm e jona është një gëzim i lidhur me mistiken që ky kostum madhështor mbart me vete. Sot e shikojmë këtë sallë të mbushur plot e përplot me dallgë xhubletash, por dy vjet më parë u ndërgjegjësuam që nëse nuk do të lëviznim edhe xhubleta rrezikonte të kthehej në një kujtim, në një kornizë. Përballë këtij rreziku vrapuam ta kapnim kohën e humbur për ta kthyer shpëtimin e xhubletës në një mision”, nënvizoi Margariti.

Ministrja Margariti u shpreh se “ishte një mision që nuk do të arrinim ta bënim vetëm. Falënderoj të gjithë miqtë që na u bashkuan për përgatitjen e 4 dosjeve për në UNESCO”.

“Xhubleta nuk është thjesht një rend, është një kod ato e qepin me një harmoni përsosmëri me ato kallëpet që po mundohemi t’i zbulojmë se cilat janë ato magjitë e të gjitha formave perfekte e kësaj kambane që tingëllon bukur në trupin e tyre dhe lëviz ajri në mënyrë të magjishme”, tha Margariti.

Gjatë mbrëmjes së organizuar në ambientet e ministrisë vajza e gra treguan për të pranishmit teknikat e qepjes dhe qëndisjes së xhubletës.

Tole Lekaj Berisha, 96 vjeçarja nga Tuzi, rrëfeu për vlerat e xhubletës 400-vjeçare.

“Xhubletën e kam mësuar 70 vite më parë dhe nuk e kam lëshuar kurrë. Nuk e mendoja se do të vinte kjo ditë edhe pse e kam dashur me zemër. E kam punuar këtë veshje me qejf ditë e natë, që kjo kulturë të përhapet e mos të humbasë”, tha ajo.

E moshuara në formë mirënjohjeje i ka dhuruar Kryeministrit Edi Rama një xhubletë të punuar nga duart e saj, e cila iu dorëzua ministres së Kulturës.

Ministrja Margariti tha se “do të jetë pjesë e koleksionit të muzeut të dhuratave të çmuara në Kryeministri”.

Xhubleta shqiptare katërmijëvjeçare u pranua në 28 nëntor të këtij viti në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s. Veshja simbol e trashëgimisë tonë është tashmë pasuri e gjithë njerëzimit.Xhubleta njihet si veshje tradicionale e grave të Malësisë. Dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës u dorëzua në UNESCO vitin e kaluar, për shkak se veshja tradicionale unike po rrezikonte të humbiste.

Xhubleta është një veshje e punuar me dorë, e veshur nga gratë dhe vajzat në Shqipërinë e Veriut, e karakterizuar nga forma e saj e valëzuar e ziles. Kryesisht e zeza me motive shumëngjyrëshe të qëndisura, procesi i përpunimit përfshin përgatitjen e shajakut, prerjen, qepjen dhe qëndisjen e figurave simbolike.

Xhubleta dikur përdorej në jetën e përditshme që nga mosha e pubertetit. Ajo tregonte statusin social dhe ekonomik të mbajtësit. Megjithatë, përdorimi dhe prodhimi i saj ka qenë në rënie gjatë dekadave të fundit për arsye socio-politike dhe ekonomike.

Politikat e reja të vendosura nga sistemi socialist në vitet 1960 ndryshuan modelet tradicionale kulturore duke sjellë ndryshime në jetën e përditshme të komuniteteve malore dhe përdorimin dhe prodhimin e xhubletës, shkruan ATSH.

Duke qenë se gratë duhej të punonin në kooperativat socialiste bujqësore, xhubleta nuk ishte më praktike për jetën e përditshme. Për më tepër, kolektivizimi çoi në mungesën e lëndëve të para për prodhimin e tij. Sot, pak gra kanë njohuri për të gjithë procesin dhe transmetimi tradicional i bazuar në familje është i rrallë. Megjithatë, veshja ka ruajtur domethënien e saj shoqërore dhe shpirtërore dhe ende konsiderohet pjesë përbërëse e identitetit malësor.

Tags: TuziUNESCOXhubleta
Postimi i mëparshëm

Pse Elon Musk do të japë dorëheqjen nga posti i shefit ekzekutiv në Twitter?

Postimi tjetër

Veriu pikë kyçe e tensioneve, KFOR: Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut

Të ngjajshme Postime

Edicioni i 9 i ekspozitës “Plein Air” me piktorët më të mirë të peizazheve shqiptare
Muzeu

Edicioni i 9 i ekspozitës “Plein Air” me piktorët më të mirë të peizazheve shqiptare

11 December 2023
Galeria Kombëtare e Kosovës shton mbi 60 vepra të reja në koleksionin e saj
Muzeu

Galeria Kombëtare e Kosovës shton mbi 60 vepra të reja në koleksionin e saj

8 December 2023
Muzeu etnografik atraksion me identitet të dyfishtë, ndër më të vizituarit në Gjirokastër
Kulturë

Muzeu etnografik atraksion me identitet të dyfishtë, ndër më të vizituarit në Gjirokastër

4 December 2023
Vazhdojnë punimet për restaurimin e Muzeut Etnografik në Berat
Muzeu

Vazhdojnë punimet për restaurimin e Muzeut Etnografik në Berat

15 June 2023
Hapet ekspozita qytetit, si pikturë, muzikë, arkitekturë
Muzeu

Rezidenca italiane hap dyert për artdashësit

5 June 2023
Hapet ekspozita “Zbukurimorja në brendësi të objekteve monument kulture në Berat”
Muzeu

Java Kulturore “sjell” Italinë në Berat

2 June 2023
Postimi tjetër
Veriu pikë kyçe e tensioneve, KFOR: Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut

Veriu pikë kyçe e tensioneve, KFOR: Zgjidhjet duhet të kërkohen përmes dialogut

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 30 qershor ndër vite?

30 June 2025
Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

30 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë

30 June 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident fatal në Ferizaj, vdes 28-vjeçari

29 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 28 qershor ndër vite?

28 June 2025
Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

Pilaf me qofte shtëpie dhe salcë domatesh – Receta e traditës dhe shijes së mirë

28 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu