Tifozët e Argjentinës e kanë humbur arsyen gjatë festimeve për fitimin e Kupës së Botës.
“Albicelestët” triumfuan vetëm falë penalltive ndaj Francës, por duket që tifozët, pos triumfit, ata e kanë shijuar shumë edhe humbjen e Kylian Mbappes.
Në disa video të publikuara në Twitter shihet se si disa tifozë e djegin një faqen e përparme të një arkivoli me fytyrën e sulmuesit të Paris Saint Germain dhe këtë veprim e shoqërojnë me këngë dhe festë.
Siç u pa edhe gjatë ndeshjes, Mbappe ishte pika më e fortë e Argjentinës në këtë ndeshje, transmeton lajmi.net.
Lojtari, pothuajse i vetëm, arriti ta mbante në lojë për trofe kombëtaren e tij, anipse nuk ia doli ta fitonte këtë trofe.