Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se presidenti serb po shprehet i mllefosur ndaj Gjermanisë, pasi siç thekson ajo, iluzionet e Vuçiqit për dominimin në Ballkan u shuan nga Gjermania, përcjell InLajmi.
Sipas Tahirit, Gjermania vuri në qendër Ballkanin Perëndimor, derisa e rrëzoi Ballkanin e Hapur.
Rikujtojmë se gjatë ditës së martë, Vuqiq tha se ambasadori gjerman, është i njohur për deklaratat e tij antiserbe dhe se dëshiron dominim të plotë në Ballkan.
Postimi i plotë i saj pa ndërhyrje:
Vuçiq u shpreh i mllefosur ndaj Gjermanise dje, sepse iluzionet e tij per dominimin e Ballkanit perfundimisht u shuan nga Gjermania, duke qene se Gjermania vuri ne qender Ballkanin perendimor ndersa rrezoi ‘Ballkanin e hapur’. /InLajmi/