Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku dhe disa deputetë të tjerë janë pritur në takim nga presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, përcjell InLajmi.
Këtë e bëri të ditur deputeti Lushtaku, i cili tha se janë pritur ngrohtësisht nga presidenti Erdogan nga i cili edhe morëm premtime për mbështetjen e Kosovës dhe popullin e saj në të gjitha segmentet e jetës.
Sipas Lushtakut, mikpritja, modestia, afërsia, janë disa nga tiparet që e karakterizojnë Erdoganin si lider i përmasave botërore.
Tutje Lushtaku theksoi se në vazhdën e zhvillimeve të fundit, roli i Presidentit Erdogan është shumë i rëndësishëm për garantimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Postimi i plotë i tij:
Në Kuvendin e Madh Turk, u mirëpritëm ngrohtësisht nga miku i madh i shqiptarëve, Presidenti Recep Tayyip Erdogan.
Mikpritja, modestia, afërsia, janë disa nga tiparet që e karakterizojnë këtë lider të përmasave botërore.
“Turqia do të vazhdoj të mbështes popullin e Kosovës në të gjitha fushat”, ishin fjalët e tij.
Turqia është partnere strategjike e cila ka mbështetur pa rezervë forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë.
Në vazhdën e zhvillimeve të fundit, roli i Presidentit Erdogan është shumë i rëndësishëm për garantimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. /InLajmi/