Eksperti i sigurisë, Agim Musliu komentoi vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe situatën e fundit në veri, përcjell InLajmi.
Ai tha se këtë lojën e shahut me barrikada aktualisht është duke e luajtur vetëm Vuçiqi me figura të zeza, ndërsa lojtari tjetër që sipas tij është Qveria e Kosovës tha s enuk e ka bërë lëvizjen ende.
E sipas Musliut gjyqëtari në këtë lojë është Evropa mirëpo ai nuk po e lë Kosovën që ta tërheqë lëvizjen e radhës.
Postimi i plotë i tij:
Këtë lojën e shahut me barrikada aktualisht është duke e luajtur vetëm Vuçiqi me figura të ZEZA.
Lojtari tjetër (Qeveria e Kosovë) që do të duhej të luante me figurat e BARDHA, nuk e ka bërë lëvizjen ende.
Si njëfarë gjyqtari që është, Evropa, nuk po e lë Kosovën që ta tërheqë lëvizjen e radhës.
Evropa, nuk po e sheh Putinin prapa Vuçiqit! /InLajmi/