Laura Fazliu ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Mastersin që po mbahet në Izrael, në kuadër të xhudos.
Sportistja kosovare tashmë ka arritur në finale të garës për kategorinë e saj në 63 kilogramë.
Në finale, kosovarja do ta presë japonezën Miku Taikachi, transmeton lajmi.net.
Kjo përballje zhvillohet pas disa orësh.