Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës, prej ku ka dhënë zotimin për të punuar bashkë e edhe më shumë në vitin 2023, përcjell InLajmi.
Kurti tha se si qeveri po ndërmarrim të gjitha hapat në dispozicion për të siguruar ulje të konsumit të energjisë, duke ndihmuar kështu buxhetin e familjeve e buxhetin e shtetit në kohë krize.
Më tej, kryeministri theksoi se Qeveria ka siguruar grante dhe kredi të cilat do të mundësojnë vënien në jetë të një projekti Solar prej 100 Megavat kapacitet, që është investimi i parë publik në kapacitete gjeneruese që nga fillimi i operimit të bllokut B2 më se 4 dekada më parë.
Para përmbylljes së vitit, KEK-u tanimë i ka prodhuar 5,152 GËh orë, e nga të cilat 581 GËh orë janë eksportuar, i bie përafërsisht 11.2 për qind të prodhimtarisë së gjithmbarshme ka shkuar për eksport. Për ta arritur këtë nivel të prodhimit janë nxjerrë rreth 7.5 milionë tonë të qymyrit nga 8 milionë sa kanë qenë të planifikuar për vitin 2022. /InLajmi/