Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar i shokuar sa i përket rastit në Spitalin e Pejës, atje ku shkas i pakujdesisë, dyshohet se një foshnje e vdekur është futur në lavatriçe, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mos seriozitetin ndaj ministrisë së shëndetësisë ku ka cekur rastin e para 3 javësh ku një grua është vrarë në institucion shëndetësor publik.
Ai gjithashtu tha se nuk mendon që ka mbetur fije morali ndokujt në Qeveri por që të gjithë luftojnë pas posteve dhe privilegjeve personale, Albin Kurti duhet t’u dalë zot pacientëve pasiqë sipas tij krimi ka kapluar sektorin e shëndetësisë.
Postimi i plotë i tij:
Edhe çka tjetër duhet me ndodhë në Kosovë, që kjo Qeveri me marrë seriozisht shëndetësinë? Ku është ministri? Ku është drejtori i SHSKUK-së? Pse është tentuar që të fshihet ky rast? Vetëm 3 javë më parë një grua u vra në oborrin e një institucioni shëndetësor publik. A i ka mbetur fije morali ndokujt në këtë Qeveri, apo të gjithë shikojnë vetëm postet dhe privilegjet personale? Caktojeni atë ministër sa më shpejtë, Kryeministër e dilni zot pacientëve. Krimi ta ka kapluar sektorin. I shokuar!/InLajmi/