Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka reaguar pas rastit se një foshnje e lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në lavatriçe e mbështjellë me çarçafë nga personeli mjekësor në Spitalin e Pejës, përcjell InLajmi.
Haziri tha se koha pa ministër të shëndetësisë, koha kur 17% e territorit të bllokuan e nën bojkot, sipas tij kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani kanë zbuluar sipas tij Putinin e Ballkanit.
Ai ka akuzuar qeverinë aktuale se nuk kanë mundur as edhe një bebe të vogël ta shpëtonin duke e cekur edhe rastin e studentit Agon Musliut gjatë pandemisë.
Duam përgjegjësi në Prishtinë e jo në Pejë, duam drejtësi për foshnjën pa emër, shtoi Haziri.
Postimi i plotë i tij:
Vetëm në këtë zaman ka ndodhë që një foshnje të futet në lavatriçe!
Zaman pa ministër të Shëndetësisë. Zaman me 17 % të territorit të bllokuar e nën bojkot! Me kryeministër e president që e kanë zbulu Putinin e Ballkanit!
As një bebe të vogel nuk e shpëtuan dot. Nuk e shpëtuan as studentin e shkëlqyer, Agon Musliu, gjatë pandemisë.
Kush e kish mendu këtë zaman?! Kush po beson se e ‘shpëton’?!
Duam përgjegjësi në Prishtinë e jo në Pejë. Drejtësi për foshnjën pa emër!/InLajmi/