Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka takuar familjet e dëshmorëve të Brigadës 137 dhe komandantin e kësaj brigade Agron Kryeziun, përcjell InLajmi.
Haradinaj thotë se jemi krenarë për kontributin dhe sakrificën e luftëtarëve, dëshmorëve dhe martirëve që Gjakova i ka dhënë vendit.
Tutje, kreu i AAK-së thotë se si shtet e shoqëri kemi shumë punë të bërë.
Në fund, ai uron që viti që vjen të jetë më i mirë që ky, që po lëmë pas.
Postimi i plotë i tij:
Sot në Gjakovë, bashkë me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini dhe kolegë të tjerë, kisha kënaqësinë që sipas traditës, si çdo fundvit t’i takoj familjet e dëshmorëve të Brigadës 137 dhe komandantin e kësaj brigade Agron Kryeziu.
Gjithmonë krenarë me rrugëtimin tonë për liri. Krenarë për kontributin dhe sakrificën e luftëtarëve, dëshmorëve dhe martirëve që Gjakova i ka dhënë vendit.
Si shtet por edhe si shoqëri, kemi ende shumë punë për të bërë. Me kujdesin e të gjithë neve, ashtu siç Ardiani bënë punë të mirë në Gjakovë, së bashku do t’i kryjmë punët e mbetura të Kosovës.
Viti që vjen, qoftë një vit më i mirë se ky që po lëmë pas. /InLajmi/