Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë bëri të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit doli të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend për qytetarët e Kosovës, me nivel edhe më të lartë se viteve tjera, me 83 për qind të besueshmërisë qytetare, përcjell InLajmi.
Pas këtij suksesi reagoi Ministri i Mbrojtjës, Armend Mehaj i cili tregoi se ky rezultat është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë.
Postimi i plotë i tij:
FSK vlerësohet institucioni më i besueshëm i sigurisë nga qytetarët e vendit edhe për vitin 2022
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) konfirmoi sot se Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit doli të jetë institucioni më i besueshëm i sigurisë në vend për qytetarët e Kosovës, me nivel edhe më të lartë se viteve tjera, me 83 për qind të besueshmërisë qytetare.
Ky rezultat është pasqyrim i zbatimit të duhur të objektivave me përkushtim të lartë, udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies të plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Përgëzime për punën profesionale të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë e ne vazhdojmë drejtë sukseseve të reja!/InLajmi/