Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale, duke ua kujtuar se sot janë bërë 75 ditë që kur Kosova ka mbetur pa Ministër të Shëndetësisë, përcjell InLajmi.
Abdixhiku tha se Qeveria as edhe një përgjegjës nuk mund ta caktojë në shëndetësi, përderisa sipas tij tani duhej të flitej rreth spitaleve të reja, pajisje e barna dhe paga më të larta, po ndodhë e kundërta tha ai, po presim një ministër pas 75 ditëve.
Ai tha e ka cilësuar qeverinë e tanishme si të paaftë dhe se skandalet në spitalet e vendit i adresohen vetëm kësaj qeverie.
Postimi i plotë i tij:
Sot bëhen 75 ditë që Kosova nuk ka Ministër të Shëndetësisë; të 3-tin në më pak se 2 vite qeverisje. Plot 75 ditë për të caktuar një përgjegjës – një njeri të vetëm – në krye të sektorit më të rëndësishëm të shoqërisë kosovare.
As kaq pak s’mund të bëjnë! As kaq pak s’mund t’i japin shëndetësisë. Ndërsa, do të duhej të flisnim për spitale të reja, pajisje e barna më shumë, paga më të larta, shërbime më të denja e sigurime shëndetësore për qytetarë që shpenzojnë qindra miliona euro jashtë vendit – ne jemi në pritje të një ministri pas 75 ditëve. Dhe as kaq pak s’mund të bëjnë; as edhe një ministër ta caktojnë.
Qeveri e paaftë. Qeveri e papërgjegjshme.
Skandalet në spitalet tona kanë adresë!/InLajmi/