Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar të hënën komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, përcjell InLajmi.
Pas përfundimit të këtij takimi, nga Presidenca e Kosovës është theksuar tema për të cilën është diskutuar.
Nga Presidenca u tha se Osmani me komandantin e KFOR-it diskutuan për zhvillimet e fundit dhe sigurinë në vend.
Postimi i plotë nga Presidenca e Kosovës:
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, më të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit dhe sigurinë në vend./InLajmi/




















