Pas lajmeve se Hugo Lloris mund të largohet nga kombëtarja franceze, emri i Kylian Mbappé (PSG) po emërohet për ta pasuar atë si kapiten i Les Bleus.
Sipas L’Equipe, Mbappe, i cili feston ditëlindjen e tij të 24-të këtë të martë, mund të marrë rolin e kapitenit të kombëtares franceze nga marsi.
Portieri 35-vjeçar, i cili ka bërë 145 paraqitje rekord, do të analizojë situatën dhe do të marrë një vendim së shpejti, shkruan Gazeta Blic.
Mbappe do të jetë kandidati numër një për ta pasuar, pasi ndikimi i tij në kombëtare po rritet. Sulmuesi ka 66 ndeshje ndërkombëtare dhe tashmë ka 36 gola, duke qenë golashënuesi i 6 më i mirë i kombëtares franceze. Ai ka 3 asistime dhe 12 gola në Kupat e Botës.