Veshjet në tapetin e kuq këtë vit ishin më të çuditshme dhe më teatrale se kurrë, transmeton InLajmi.
Por ajo që tërhoqi vëmendje më të madhe ishte fustani ikonik i modeles Bella Hadid.
Në Javën e Modës në Paris në tetor, Bella Hadid e gjeti veten në qendër të një prej momenteve më të përfolura të modës të vitit.
Modelja mbylli pistën Pranverë-Verë 2023 të labelit francez Coperni, pasi veshja e saj e fundit u materializua derisa ajo ishte në pasarelë, shkruan CNN.
Fustani i Bella Hadid u realizua përmes një spreji të bardhë nga 2 dizajnerë, dhe më pas u shndërrua në një pëlhurë për vetëm 10 minuta, çka edhe “çuditi” publikun e gjerë, të cilët e cilësuan si “moment ikonik”. /InLajmi/