Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, së bashku me myftiun Naim Tërnavën kanë inspektuar punimet në Xhaminë Qendrore, përcjell InLajmi.
Rama ka publikuar disa fotografi nga punimet në Xhaminë Qendrore.
Rikujtojmë, se Drejtoria e Urbanizmit të Komunës së Prishtinës më datë 13 qershor 2022 ka marrë vendimin për lëshimin e lejes së ndërtimit të kësaj xhamie.
Për Xhaminë e Madhe, e cila do t’i ketë 4 minare dhe që ndodhet përballë Postës dhe Telekomit të Kosovës në Prishtinë, Tërnava më herët kishte thënë se janë mbledhur 40 milionë euro për ndërtimin e saj në xhamitë e Turqisë. /InLajmi/