Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, këtë të martë nënshkroi marrëveshje bashkë me KFW, Pablo Obrador dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Termokos, z. Fisnik Osmani për projektin Solar4Kosovo, përcjell InLajmi.
I pari i kryeqytetit tha se përmes këtij projekti do të kontribuojnë në ngritjen e kapacitetit të sistemit ekzistues të furnizimit me ngrohje.
Tutje ai i falënderoi të gjithë partnerët për bashkëpunim në jetësimin e projektit për ngrohjen solare.
Postimi i plotë i tij:
Prishtina po transformon sistemin e ngrohjes përmes energjisë diellore
Sot, bashkë me përfaqësuesin e KFW, z. Pablo Obrador Alvarez dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Termokos, z. Fisnik Osmani nënshkruam Marrëveshjen e Veçantë për projektin më të madh në rajon – #Solar4Kosovo.
Nëpërmjet këtij projekti do të kontribuojmë në ngritjen e kapacitetit të sistemit ekzistues të furnizimit me ngrohje, i cili do të jetë më efiçient, më i sigurt dhe më miqësor me ambientin
Faleminderit partnerëve tanë, KFW dhe BERZH, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm drejt #prishtinaegjelbër /InLajmi/