Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, njëherësh kryetar i komisionit për siguri reagoi për gjendjen e tensionuar në veri ndërsa kërkon veprime nga qeveria për heqjen e barrikadave, të përcjell InLajmi.
Sipas tij situata në veri është shqetësuese , prandaj edhe kërkohet reagim i shpejtë i institucioneve në shtensionimin e situatës.
Sipas tij mos heqja e barrikadave në atë pjesë të Kosovës është mungesë e vullnetit politik.
“Gjendja e veriut të Kosovës është shqetësuese dhe kërkoj reagim nga institucionet e Kosovës. Barrikadat e vendosura po të kishte vullnet politik do të largoheshin si herëve të tjera”, tha ai.
Tutje ai shtoi se barrikadat nuk i trembin as popullin as Policinë e Kosovës dhe se këto barrikada duhet të largohen nga Policia dhe KFOR-i. /InLajmi/