Deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Artan Abrashi ka reaguar për situatën e krijuar në veri ku rrugët janë të bllokuara nga barrikadat, përcjell InLajmi.
Abrashi tha se dita e 11-të nga bllokimi i rrugëve sipas tij nga bandat kriminale të Serbisë që janë ilegale dhe se KFOR-i ka kërkuar kohë nga qeveria përderisa SHBA dhe BE kanë kërkuar largimin e tyre.
Strukturat ilegale të Serbisë të cilat sipas tij tashmë janë shndërruar në banda kriminale në veri të Kosovës janë toleruar tashmë e 11 ditë dhe KFORI ende i heshtur, tha ai.
Postimi i plotë i tij:
Dita e 11-të me radhë që disa rrugë në veri të Kosovës janë të bllokuara nga barrikadat. KFOR-i nuk bëzanë.
Largimin e barrikadave e kanë kërkuar edhe SHBA-të dhe BE-ja. Ndërsa KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë nga Qeveria.
Dita e 11-të e tolerimit të barrikadava të strukturave ilegale të Serbisë, të shndërruara në banda kriminale në veri të Kosovës./InLajmi/