• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 19 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Situata e tensionuar në veri, KFOR bën thirrje që të hiqet dorë nga provokimet

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
19 December 2022
në KRYESORE
0 0
0
Situata e tensionuar në veri, KFOR bën thirrje që të hiqet dorë nga provokimet
0
SHPERNDARJE
41
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Shtimi i trupave të KFOR-it në veri u bë pasi grupet djathtiste nga Serbia organizuan një protestë në anën serbe të kufirit me Kosovën në Jarinje dhe tentuan të hynin në Kosovë.

Forcat paqeruajtëse të NATO-s kanë shtuar prezencën në veri të Kosovës. Por jo vetëm vazhdimi i bllokadës në rrugët kryesore të organizuar nga serbët lokalë është arsye për këtë. Shtimi i konsiderueshëm i trupave të KFOR-it u bë pasi grupe nga Serbia organizuan një protestë në anën serbe të kufirit me Kosovën në Jarinje dhe u përpoqën të hynin në Kosovë, por u ndaluan me dhunë nga policia e Serbisë. Protesta u organizua nga grupe djathtiste nga Serbia.

KFOR bën thirrje për heqje dorë nga provokimet

“Pas koordinimit me të gjitha palët, KFOR-i ka shtuar praninë e tij në Jarinje për arsye të sigurisë. Kjo rritje vjen si pasojë e prezencës së mundshme të grupeve të organizuara kriminale brenda protestuesve”, thuhet në njoftim të KFOR-it.

“Është gjithmonë e rëndësishme që të gjithë personat që marrin pjesë në një protestë të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore, duke shmangur dhunën joproporcionale, qëndrimet dhe sjelljet agresive që mund të keqkuptohen dhe të perceptohen si provokim apo dhunë të panevojshme”, thuhet më tej në njoftimin e KFOR-it.

Sipas forcave paqeruajtëse, “KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të ofruar një mjedis të sigurt për të garantuar dhe lirinë e lëvizjes, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Po ashtu forcat paqeruajtëse KFOR, kanë bërë ditur se në ditët në vijim ata do të kryejnë stërvitje të rregullta ushtarake afër bazës në Novosellë në veri.

“Stërvitjet synojnë të trajnojnë njësitet e KFOR-it, për të garantuar lirinë e lëvizjes në kohë krizash dhe konsistojnë në një seri të simulimeve taktike dhe aktiviteteve logjistike, përfshirë pajisje të rënda dhe helikopterë”.

Njoftimi i KFOR-it për këto stërvitje në veri të Kosovës, vjen në kohën kur autoritetet e Kosovës bëjnë thirrje për heqjen e barrikadave të ngritura nga serbët lokalë në veri të Kosovës që po pengojnë lirinë e lëvizjes. Barrikadat janë ngritur dhjetë ditë më parë në këtë pjesë të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq. Pantiq dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më herët gjatë muajit dhjetor.

Sipas protestuesve serbët në veri janë nën presion të madh

Organizatorët e protestës janë të mendimit se “serbët në veri të Kosovës janë nën presion të madh”. Kështu citohen ata nga mediat në Serbi.

Damjan Knezheviq, kreu i grupit jozyrtar të ekstremit të djathtë “Patrulla Kombëtare” nga Serbia, grup, i cili up organizoi protestën në anën serbe të kufirit në Jarinje ka thënë se “kemi dashur të shkojmë te KFOR-i, atje do të na ishin bashkëngjitur edhe disa persona tjerë, për t’i treguar KFOR-it që të largohet nga këtu, sepse nuk ka çfarë kërkon. Kjo është toka jonë dhe nuk pajtohemi me këto kalime administrative”. Ekstremistët e djathtë u kanë bërë thirrje mbështetësve nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Serbe e Bosnjë Hercegovinës, që t’iu bashkohen në afërsi të Jarinjes.

Reagimet nga Kosova

Ministri i Brendshëm në qeverisë e Kosovës Xhelal Sveçla u shpreh pas protestës në anën serbe të kufirit në Jarinje , se “është shfaqur një episod i nivelit të lartë të luftës hibride serbo-ruse ndaj Kosovës”.

“Të njëjtët aktorë joshtetërorë, por të cilët i përdor edhe regjimi në Beograd edhe ai në Moskë, të përfaqësuar nga Damnjan Knezheviqi (bashkëpunëtor i organizatës paramilitare famëkeqe ruse Wagner), mësynë që ta thyejnë këtë pikëkalim kufitar. Ditët e fundit, aktorë të tjerë shtetërore e joshtetërorë të këtyre dy vendeve, që janë të vetmet, që nga Lufta e Dyte Botërore, që ndezën luftëra në Evropë, kanë hyrë brenda territorit të Kosovës dhe ende gjenden këtu”, tha ministri Sveçla, shkruan DW.

Synimi i të armatosurve të maskuar dhe të barrikaduar në rrugë është që ta cenojnë sovranitetin e Kosovës, duke nxitur provokime agresive, ka theksuar minisri i Brendshëm i Kosovës. Sipas Sveçlës Policia e Kosovës është e aftë dhe ka kapacitete të përballet me struktura kriminale.

Tags: KFORSerbiaVeriu i Kosovës
Postimi i mëparshëm

Këto produkte të make up-it janë më të kërkuarat në treg

Postimi tjetër

Princ Harry dhe Meghan duan një kërkim falje nga familja mbretërore

Të ngjajshme Postime

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat
KRYESORE

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

18 December 2025
Bedri Hamza: Tani është koha për bashkim, PDK është zgjidhja për ta çuar Kosovën përpara
KRYESORE

Bedri Hamza: Tani është koha për bashkim, PDK është zgjidhja për ta çuar Kosovën përpara

17 December 2025
Kurti polemizon me gazetaren serbe: S’ka kryeministër të Republikës së Kosovës që ka folur serbisht më shumë se unë
KRYESORE

Kurti polemizon me gazetaren serbe: S’ka kryeministër të Republikës së Kosovës që ka folur serbisht më shumë se unë

17 December 2025
Presidentja Osmani takoi Kallas: Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë
KRYESORE

Presidentja Osmani takoi Kallas: Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë

17 December 2025
Limaj: Qindra e mijëra njerëz po rreshtohen krah Nisma-s, do t’a qajmë rrethimin siç kemi bërë në bjeshkët e Berishës!
KRYESORE

Limaj: Qindra e mijëra njerëz po rreshtohen krah Nisma-s, do t’a qajmë rrethimin siç kemi bërë në bjeshkët e Berishës!

17 December 2025
Osmani: Anëtarësimi në BE është fat i Kosovës, kemi punuar shumë
KRYESORE

Osmani: Anëtarësimi në BE është fat i Kosovës, kemi punuar shumë

17 December 2025
Postimi tjetër
Princ Harry dhe Meghan duan një kërkim falje nga familja mbretërore

Princ Harry dhe Meghan duan një kërkim falje nga familja mbretërore

Lajmet e fundit

Nëse doni të keni bel të hollë, hiqni dorë nga ky zakon në mbrëmje

Nëse doni të keni bel të hollë, hiqni dorë nga ky zakon në mbrëmje

19 December 2025
Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

18 December 2025
Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

18 December 2025
Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

18 December 2025
Historike: Drita e Shkëndija arrijnë fazën e eliminimit në Conference League

Historike: Drita e Shkëndija arrijnë fazën e eliminimit në Conference League

18 December 2025
Fetah Paçarizi në hapjen e fushatës së PDK në Prizren: Këtu rrah zemra e vizionit, forcohet uniteti dhe shpresa për ndryshim

Fetah Paçarizi në hapjen e fushatës së PDK në Prizren: Këtu rrah zemra e vizionit, forcohet uniteti dhe shpresa për ndryshim

18 December 2025
Kandidati i LDK-së Shaban Osmanaj zhvilloj një takim me përfaqësues të furrtarëve Hasjan në qytetin e Pejës

Kandidati i LDK-së Shaban Osmanaj zhvilloj një takim me përfaqësues të furrtarëve Hasjan në qytetin e Pejës

19 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu