Princi William ka marrë pjesë në dasmën e një ish të dashurës së tij, Rose Farquhar, të shtunën dhe ka shijuar një mbrëmje argëtimi me miqtë vetëm disa ditë pasi seriali i vëllait të tij në Netflix nisi një sulm ndaj familjes mbretërore, shkruan Daily Mail.
Princi i Uellsit, 40 vjeç, ishte veshur me një smoking dhe papion të zi, transmeton Living.al
Dyshja ka qenë në një lidhje në vitin 2000. Rose konsiderohet përgjithësisht e dashura e parë serioze e Princit. Ai pati njohje edhe me disa vajza të tjera në universitet përpara se të takonte gruan e tij Catherine, Princeshën e Uellsit , në 2003.