Princi Harry dhe Meghan Markle duan një kërkim falje nga familja mbretërore, transmeton InLajmi.
Kjo u bë publike në dokumentari e ri të tyre në Netflix, “Harry & Meghan”.
Në të, Duka dhe Dukesha e Sussex përshkruan fillimin e marrëdhënies së tyre si dhe përçarjen që u hap mes tyre familjes mbretërore, duke përfshirë Princin William dhe Mbretin Charles III.
Deri më tani, familja mbretërore nuk iu është përgjigjur kritikave që ka pasur çifti.
Sipas raportit të Sunday Times, Meghan dhe Harry duan që ankesat e tyre të adresohen personalisht, duke përmendur një takim me familjen mbretërore.
Një korrespondente mbretërore, Roya Nikkhah, tha se çifti e pa këtë si një “standard të dyfishtë” në krahasim me mënyrën se si ata ishin trajtuar. /InLajmi/




















