Ukrainasit, ndryshe nga e gjithë bota, kanë vendosur që pemën e Krishtlindjeve ta stolisin jo me dekorime të zakonshme, por me rrjeta të kamuflazhit, transmeton InLajmi.
Kjo pemë u quajt nga ukrainasit si “pema e pamposhtësisë”.
Pas pushimeve, rrjetat do t’u dhurohen ushtarëve që luftojnë në vijën e frontit, shkruan BBC.
Një banor i zonës tha: “Ne duam të festojmë jo vetëm Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, por duam të festojmë edhe fitoren”. /InLajmi/