Avokati, Skender Musa ka komentuar e ka komentuar dënimin e Sali Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim për siç thuhet, krime lufte në kompleksin e Zllashit në vitin 1999.
Musa në Politiko teksa ka kritikuar këtë vendim, tha se i njëjti, është rast i parë që në praktikën ndërkombëtare një ushtar që ka marrë pjesë në luftë dënohet pa u specifikuar saktë detajet e veprës për të cilën akuzohet.
“Nuk patë drejtësi. Në drejtësi nuk përdorët fjala “me gjasë”. Në drejtësi thuhet se është vërtetuar në mënyrë të pakontestueshme. Ky ishte një vendim arbitrat, dhe i kundërligjshëm. Ishte në kundërshtim edhe me shumë konventa tjera. Nuk gjykohet në asnjë vend të botës në këtë formë. Ka pasur edhe gjykime ndaj nazistëve në Gjermani dhe ish-pjesëmarrësve në Luftën e 2-të Botërore. Asnjëherë nuk është shpallur asnjë aktgjykim pa u specifikuar qartë viktima, në mënyrë individuale të kryersit të krimeve që kanë qenë veprime të ndara. Aty kanë qenë të specifikuara vend i krimit, numri i saktë viktimave, mënyra e vrasjes, mënyra e ndalimit e torurimit. Ky është rasti i vetëm në praktikën ndërkombëtare, që një ushtar që ka marrë pjesë në luftë gjykohet pa u specifikuar vend i saktë i vendbanimit dhe nga kush janë ndaluar ata dëshmitarë”, tha Musa në Politiko shkruan Gazeta10.
Ai ka shtuar se do të duhej të plotësohen të gjitha elementet e veprës penale.