Kylian Mbappe ishte padyshim njëri nga lojtarët më të mirë të Kampionatit Botëror që u zhvilluar në Katar e i cili përfundoi me kurorëzimin e Argjentinës si më e mira e botës në futboll.
Në finalen e jashtëzakonshme, Franca u mposht nga Argjentina pas ekzekutimit të penalltive pasi që rezultati pas 120 minutave ishte i barabartë 3-3.
Mbappe realizoi katër gola, duke përfshirë edhe atë nga ekzekutimi i penalltive, por në fund doli kokë-ulur nga stadiumit, teksa bashkëlojtari i tij në PSG, Messi ngiti në qiell trofeun e Kupës së Botës.
Këtë të hënë, kur kanë kaluar disa orë nga finalja, Mbappe ka reaguar shkurtimisht në Twitter.
“Ne do ta rikthehemi”, ka shkruar ai, derisa ka shtuar edhe flamurin e Francës në këtë postim, transmeton lajmi.net.
Mbappe realizoi tetë gola në këtë kompeticion duke u shpallur si golashënuesi më i mirë para Messit me shtatë sosh.