Sipas Halil Matoshit, dënimi prej 26 vjetëve burgim ndaj Salih Mustafës është politik dhe i ndërlidhur me marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.
Madje sipas Matoshit, ky vendim do të përgjysmohet nëse Kosova do të arrijë marrëveshje finale me shtetin serb në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet 2 shteteve.
“Problemi qëndron se në Kosovë me dije ose pa të, është krijuar një mënyrë e pandëshkueshmërisë, dhe kjo na ka kushtuar. Kjo do të vazhdojë edhe për të tjerët që janë në Hagë. Pandëshkueshmëria si kulutrë, ka pasojat e veta. Këtë e shohim edhe të Salih Mustafa”, tha Matoshi, shkruan Gazeta10.
Matoshi ka thënë se vendimi i Specialës për Mustafën është i pajustifikueshëm, pasi sipas tij, ai u akuzua se bashkëpunoi në grup, e përderisa u dënua vetëm si individ.
“Nuk mund ta justifikoj një dënim kaq të rëndë. Mustafa u dënua si individ, duke u u akuzuar se ka bashkëpunuar në grup. Atëherë me kënd ka bashkëpunuar ai? Bindja ime për këtë rast, është politike, në aspektin e një presioni që është duke u bërë ndaj Kosovës, përkatësisht mbi palët në negocim për një marrëveshje finale, po ashtu ka qenë i ndërlidhur edhe liberalizimi i vizave. Ky dënim është i ankimueshëm, shkalla e parë. Unë besoj që nëse procesi politik Kosovë-Serbi shkon kah marrëveshja finale, unë besoj që Mustafa do të ketë një vertikt tjetër, që do ta përgjysmojë atë”, tha tutje Matoshi.