Nesër në Kosovë na pret mot mjaft i ftohtë veçanërisht në mëngjes ku temperatura mund të ulet nga -2 deri në -6 gradë Celsius. Po ashtu ekzistojnë kushte për mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër disa lugina. Gjatë ditës priten intervale kohore me diell, ndërsa temperatura maksimale rreth 4 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosoven lindore nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Në zonat kontinentale pritet të ketë ngrica dhe vende-vende edhe mjegull në mëngjes.
Gjatë dites mot stabil, me alternime mes vranësira lokale e intervaleve kohore me diell, shkruan Meteo Ballkan.
Edhe ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht stabil dhe pa reshje atmosferike. Mëngjeset do të jenë të ftohta dhe me ngrica kryesisht të dobëta dhe me mundësi për mjegull e vranësira të ulëta. Ditët kryesisht stabile, me alternime mes vranësirave e intervale kohore me diell. Temperaturat ditore do të shënojnë rritje graduale, por edhe acari i mëngjesit do të vjen duke u zbutur.