Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Humane, ka deklaruar se brenda periudhës janar 2020 – shtator 2021, nga 130 milion pacientë që kanë kërkuar ndihmë emergjente në spitalet e Amerikës, prej tyre 7.4 milion e tyre kanë marrë diagnozë të gabuar.
Prej tyre 370 mijë kanë mbetur të gjymtuar ose kanë vdekur dhe 2.6 milion kanë pësuar lëndime që kanë mundur të parandalohen, shkruan CNN.
Simptomat jo specifike ose jo tipike kanë qenë faktorët kryesorë në dhënien e diagnozave të gabuar, transmeton Insajderi.
Keq diagnostikimi i pacientëve ka qenë kryesisht për sëmundjet si: sulmi në tru, infarkti miokardial, lëndimi i palcës kurrizore, tromboembolizmi venoz.