“Çështja e veriut, është çështje ndërmjet kriminalitetit dhe institucioneve që luftojnë atë dhe nuk është çështje ndëretnikë në mes shqiptarëve dhe serbëve”, ka theksuar Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku.
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporti, Hajrullah Çeku, ka folur për Barrikadat në 4 komunat veriore të Kosovës, ku ka thënë se situata është më e komplikuar dhe nevojite koordinimi me KFOR-in për largimin e barrikadave.
“Situata në veri të Kosovës është pak me ndryshe sesa në vendet tjera, sidomos në kohën e fundit, edhe çdo veprimi atje nëse bëhet në kohën e gabuar mundë të sjellë pasoja të madhja”, ka thënë Çeku.
Sipas tij të gjitha institucionet janë në krye të detyrës edhe janë duke bërë analiza edhe vlerësime për situatën në veri të Kosovës.
“Unë besoj që koordinimi me KFOR-in dhe me të gjithë bashkësinë ndërkombëtare në këto veprime është i domosdoshëm, edhe këtë është duke bërë Qeveria e Kosovës.
Më tej , ai ka thënë se largimi barrikadave duhet të ndodhe por sipas tij” duhet të bëhet në mënyrën më të mirë që të mos këtë pasoja të padëshiruara për vendin dhe për sigurinë e qytetarëve në atë pjesë të Kosovës”, shkruan Dukagjini.
Tutje, Çeku ka thënë se kjo situatë nuk duhet të këtë ndikimi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Barrikadat janë duke i vështirësuar jetën qytetarëve atje edhe jo vetëm shqiptarëve por edhe serbëve, si pasojë e barrikadave ku qytetarët serbë nuk kanë mundur të marrin as shërbimet bazike mjekësorë”, ka përfunduar Çeku.