Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka thënë se KFOR-i ka kërkuar kohë që t’i largojë barrikadat.
Por në rast se nuk i largon, ai thotë se këtë do ta bëjë Policia e Kosovës.
“Nuk mund ta jap datë, por besoj që shumë shpejt do të largohen, e nëse nuk largohen atëherë këtë e bën Policia e Kosovës”,ka deklaruar ai te DPT te Fidani në T7.
Po ashtu Bajqinovci ka thënë se Serbia kurrë nuk ka qenë më e dobët në Veriun e Kosovës sesa tani.
“Serbia më kurrë nuk ka qenë më e dobët në Veriun e Kosovës, nuk po mbështeten nga populli serb në Kosovë e as nuk po dalin njerëzit në protesta në Serbi”, ka thënë ai, shkruan Gazeta Express
Ka shtuar se më parë deri në 1000 njerëz kanë dalë në një barrikadë, ndërkaq tash nuk janë as 15.