Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, para disa ditësh u ndalua për disa orë nga autoritetet kufitare serbe, përcjell InLajmi.
Ndalimi i Trajkoviçit nxitit reagime të shumta mirëpo jo edhe të Listës Serbe, parti kjo e e cila është kryesore e serbeve në Kosovë.
E në lidhje me këtë mos-reagim Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, kritikoi Listën Serbe.
Ai tha se ka vrejntur se Lista Serbe nuk ka pasur asnjë reagim në lidhje me këtë, më pas pyeti se a janë këto standard të dyfishta.
Postimi i plotë i tij:
I papranueshëm trajtimi i aktivistes serbe nga Kosova, Rada Rrajkoviq. Vë re se Lista Serbe nuk ka pasur asnjë reagim. Standarde të dyfishta? /Lajmi.net/