Një person ka mbetur i lënduar pas një aksident trafiku i cili ka ndodhur në mëngjesin e të së hënës në hyrje të qytetit të Prizrenit, përcjell InLajmi.
Aksidenti ka ndodhur në mes 2 veturash dhe personi i lënduar është nisur më urgjencë për në spital, këtë e bëri të ditur për Gazetën InLajmi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Në fotografitë e publikuara shihet se aksidenti ka qenë i rëndë, ndërsa përveç lëndimeve dëmet materiale duket se janë të mëdha.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:14 në lagjen “Bajram Curri” në hyrje të Prizrenit. Në këtë aksident janë përfshirë 2 vetura. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime ka pësuar një person, i cili është dërguar në emergjencën e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit që ta pastrojnë rrugën”, tha Bytyqi. /InLajmi/