• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 19 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon Shqipëri

Në Ditën Kombëtare të Diasporës, përfaqësuesit e saj i drejtojnë disa kërkesa qeverisë shqiptare

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
18 December 2022
në Shqipëri
0 0
0
Në Ditën Kombëtare të Diasporës, përfaqësuesit e saj i drejtojnë disa kërkesa qeverisë shqiptare
0
SHPERNDARJE
25
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në Tiranë, përfaqësues të qeverisë dhe të diasporës shqiptare zhvilluan një tryezë të rrumbullakët në Ditën Kombëtare të Diasporës.

Në këtë takim u diskutua mbi të drejtën e votës së diasporës, si dhe mbi nismën e qeverisë për një amnisti fiskale, e cila është kritikuar nga ndërkombëtarët.

Këshilli Koordinues i Diasporës shqiptare zhvilloi sot një takim të përbashkët me drejtuesit e qeverisë dhe institucione të tjera në Tiranë në Ditën Kombëtare të Diasporës, në përpjekje për të bashkërenduar veprimet në një seri fushash, si të drejtat njerëzore, përgjegjësit politike, investimet dhe çështje shoqërore.

Drejtuesi i Këshillit Koordinues, Mark Gjonaj, tha në tryezën e rrumbullakët se pasuria e Shqipërisë është populli shqiptar, që jeton brenda dhe jashtë vendit në 4 anët e botës, se pavarësisht nga largësia gjegrafike, ata i bashkon me atdheun dashuria për gjuhën, kombin, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare.

Ai theksoi se diaspora nuk sheh ndonjë dallim midis shqiptarëve brenda apo jashtë vendit, dhe se nevojitet një bashkëpunim i fuqishëm për punë të mëdha.

“Roli i diasporës duhet të plotësohet dhe të njihet, ka ardhur dita e koha që Shqipëria autoritetet të na trajtojnë si partnerë dhe si pasuri e vlerëshme. Diaspora nuk është një eksperiment social, ose projekt. Asnuk jemi një bankë për para. Diaspora është një grup madhështor, me influencë, me fuqi dhe me shumë vlerë. Kërkesa e diasporës: Mbroni diasporën, sepse ne jemi një thesar kombëtar. Investoni tek ne, që ta mbajmë gjuhën, kulturën gjallë” , tha zoti Gjonaj.

Ai tha se Shqipëria mund ta tregojë sa e do diasporën, duke e lejuar të votojë në zgjedhjet e ardhshme, si një e drejtë, detyrë e përgjegjësi qytetare e saj, ndaj të mos vonojë më aktet nënligjore, sepse një e drejtë e vonuar, një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar.

Por ndërsa ai e përqëndroi fjalën tek e drejta e votës, kryeministri Edi Rama ia kushtoi pjesën më të madhe të fjalës së vet nismës për amnisti fiskale, e cila është kritikuar nga ndërkombëtarët, si një mundësi për pastrim parash nga bota e krimit ndërkombëtar.

Zoti Rama tha se diaspora shqiptare e tregon dashurinë dhe lidhjet me Shqipërinë përmes remitancave, ndërsa qeveria është e vendosur të bëjë amnistinë fiskale për të ligjëruar fitimet me punë të emigrantëve, një temë që ai i kushtoi pjesën më të madhe të fjalës së vet publike.

“Ne do ta bëjmë amnistinë fiskale me çdo kusht dhe me çdo të drejtë, që kemi për ta bërë. Kam shumë besim që edhe bashkësia ndërkombëtare, e sidomos Bashkimi Europian, me të cilin jemi tanimë në një partneritet të patjetërsueshëm, do ta kuptojë dhe nuk do të na pengojë”, tha zoti Rama.

Në fjalimet publike të zyrtarëve socialistë nuk u trajtua tema e votimit të emigrantëve, ndërsa në tryezën, që vazhdoi pa praninë e mediave, morën pjesë kryetari i KQZ-së si dhe ligjvënës pjesëtarë të reformës zgjedhore.

Por opozita u shpreh për këtë çështje. Ajo e vlerësoi diasporën si një pasuri për atdheun dhe shoqërinë, si dhe bëri thirrje që ajo të afrohet në bashkëpunim për ta ndërtuar Europën në Shqipëri.

Deputetja e Partisë Demokratike të opozitës, drejtuese e këshillit parlamentar të integrimit, Jorida Tabaku, thotë në një deklaratë se diaspora shqiptare është e treta mes më të mëdhave në botë dhe shqiptarët po largohen, gjë që nuk duhet lejuar më të ndodhë.

“Sot është shumë e domosdoshme që ne të kemi një ligj, i cili u mundëson atyre votën, në mënyrë që zëri tyre të dëgjohet dhe gjithashtu një mundësi për të afruar më shumë diasporën me shtetin shqiptar. Shqipëria ka nisur rrugën drejt BE përmes hapjes së negociatave, prandaj diaspora, si ambasadorja më e mirë e Shqipërisë, mundet dhe është e aftë që të japë ndihmesë për të ndërtuar Europën këtu” , theksoi zonja Tabaku.

Gjykata Kushtetuese vendosi disa ditë më parë pro të drejtës së emigrantëve për të marrë pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë.

Pas një kërkese të organizatës Diaspora për Shqipërinë e Lirë, Gjykata u shpreh se kjo e drejtë e emigrantëve u shkel në zgjedhjet e prillit të vitit 2021 dhe se institucionet duhet të garantojnë brenda një viti ndryshimet ligjore që do të mundësojnë votimin e emigrantëve.

Sipas të dhënave statistikore, 1.68 milionë shqiptarë jetojnë jashtë Shqipërisë, ose 37 për qind e popullatës së saj.

OKB e ka renditur Shqipërisë si vendin e tretë në botë me numrin më të madh të popullsisë, që jeton jashtë territorit të saj, mbi 30 për qind e shtetasve, transmeton VOA.

Këshilli Koordinues i Diasporës u krijua në dhjetor 2019 për të ndihmuar në tejkalimin e pasojave të tërmetit tragjik të vjeshtës së atij viti, por disa muaj më vonë erdhi edhe pandemia Covid19, e cila frenoi veprimtaritë e saj, ashtu si edhe gjithë botën. Riaktivizimi i saj pritet të sjellë zhvillime për vendin në shumë fusha.

Tags: Diaspora ShqiptareQeveria ShqiptareTakimi
Postimi i mëparshëm

Kryetari i Komunës së Shtimes e krahason Albin Kurtin me Messin

Postimi tjetër

Reagon Sveçla: Protestat në Jarinje ishin të dirigjuara për rusët

Të ngjajshme Postime

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli
Shqipëri

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë
Shqipëri

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh
Shqipëri

Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

16 October 2025
Incidenti i sopranos Eva Golemi gjatë shfaqjes La Traviata, reagon TKOB: Gjendja shëndetësore e qëndrueshme
Shqipëri

Incidenti i sopranos Eva Golemi gjatë shfaqjes La Traviata, reagon TKOB: Gjendja shëndetësore e qëndrueshme

28 September 2025
Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse
Shqipëri

Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse

25 September 2025
Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve
Shqipëri

Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve

24 September 2025
Postimi tjetër
Sveçla: Dyshohet se një pjesë e “kriminelëve” vijnë nga radhët e ish-pjesëtarëve të policisë

Reagon Sveçla: Protestat në Jarinje ishin të dirigjuara për rusët

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu