Këngëtari Gramoz Aliu, i njohur me pseudonimin “Mozzik” ka uruar vajzën e tij, Hanën, për ditëlindjen e 4-të, përcjell InLajmi.
Mozzik ka publikuar një foto të lindjes së Hanës, të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin “Sot 4 vjet m’ke bo njerin ma t’mirë n’botë e ma të gzushmin n’botë, Zot faleminderit”.
Ndryshe, Mozzik i ka kushtuar 2 këngë vajzës, të cilat titullohen “Hana” dhe “Të dua”, në të cilat ka shprehur dashurinë e madhe që ka për vajzën e tij. /InLajmi/