Koha e rregullt në këtë finale u mbyll 2:2, golat për Argjentinën i shënuan Leo Messi dhe Angel Di Maria.
Ndërsa për Francën ishte Kylian Mbappe që shënoi 2 herë brenda një minute.
Ndeshja më pas u konkretizua me disa raste, por u mbyll 2:2 në kohën e rregullt.
Edhe në vazhdime kishte super përballje pasi u shënuan edhe nga një gol për secilën kombëtare.
Fillimisht Leo Messi në minutën e 109`, kurse më pas Mbappe në të 118`.

Ndeshja u mbyll 3:3 edhe pas vazhdimeve.
Në penallti kombëtare më e mirë ishte ajo Argjentina, pasi ishin të saktë.
Kingsley Coman humbi penalltinë, me Emiliano Martinez që ia priti gjuajtën francezit, transmeton lajmi.net.
Aurelien Tchouameni i ‘Gjelave’ goditi jashtë portës.