Gianni Infantino ka thënë se Kupa e Botës në Katar ishte më e mira ndonjëherë.
Ndonëse u shoqërua me shumë shqetësime në lidhje me vdekjen e shumë punëtorëve, kjo gjë nuk po e pengon të parin e FIFA t’ia japë këtë cilësim eventit të sivjetmë.
“Ky Botëror ishte më i miri i të gjitha kohërave”, u përgjigj shkurtazi ai, transmeton Lajmi.net.
Infantino i doli në mbrojtje këtij organizimi edhe më herët, duke i neglizhuar disa prej ankesave që u bënë për Katarin.