Serbët këtë të dielë organizuan një protestë afër kufirit me Kosovën, në Jarinjë, si shenjë mbështetje ndaj barrikadave që kanë ngritur serbët lokalë në veri të Kosovës, përcjell InLajmi.
Në lidhje me këtë protestë pati reagime të shumta nga personalitete të ndryshme publike, në mesin e reagimeve ishte edhe ai i Nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj.
Hoxhaj tha se regjimi i Vuçiqit organizoi protesta dhe tensione në bashkëpunim me grupin Wagner që është i përfshirë në agresionin kundër Ukrainës.
Tutje ai shtoi se kjo lojë e pistë e Beogradit ekziston për dekada dhe se regjimi serb është i vetmi përgjegjës për tensionet.
Postimi i plotë i tij:
Sot, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, regjimi i Vuçiqit organizoi protesta dhe tensione në bashkëpunim me grupin Ëagner që është i përfshirë në agresionin kundër Ukrainës. Kjo lojë e pistë e Beogradit ekziston për dekada. Regjimi serb është i vetmi përgjegjës për tensionet. /InLajmi/

















