Eksperti i sigurisë Agim Musliu, ka shprehur shqetësimin për veriun e Kosovës, teksa ka paralajmëruar se situata e 19 shkurtit 2008 në Jarinjë mund të përsëritet, përcjell InLajmi.
Musliu thekson se një sulm ndaj kësaj pike kufitare është paralajmëruar përmes organizimit të një proteste.
Eksperti i sigurisë thotë se nëse kjo ndodh atëherë nuk do të mbetet vetëm përgjegjësia e Vuçiqit, por e të gjithë atyre që e konsiderojnë Serbinë si faktor paqeje.
Sipas Musliut, Kosovës nuk duhet t’i vihet kushte që të plotësohen standardet integruse evropiane, por duhet të mbrohet kundër barabarisë.
Rikujtojmë, se pikërisht më 19 shkurt 2008, serbët kishin djegur pikën kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak në shenjë kundërshtimi ndaj pavarësisë së Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Jarinja e 19 shkurtit 2008, sot mund të përsëritet!
Një sulm ndaj pikës kufitare është paralajmëruar përmes organizimit të një “proteste”. Nëse kjo ndodh, përgjegjësia nuk është vetëm e Vuçiqit, por edhe e atyre që ende e konsiderojnë faktor paqje.
Kosova nuk është vetëm për t’i vënë kushte që të plotësohen standardet integruese evropiane; nuk është vetëm për t’i kërkuar edhe të drejta për qenët në rrugë sesi duhet të trajtohen …
Shqiptarët e dijnë që çlirimi i Kosovës dhe shqiptarëve janë projekt i së drejtës historike të lirisë kundrejt barbarisë. Për këtë i jemi mirënjohës të gjithë miqve.
Por, ky projekt, i së drejtës së lirisë kundër barbarisë duhet të mbrohet!. /InLajmi/