Kombëtarja e Argjentinës për herë të 3-të në histori fitoi Kupën e Botës, e këtë vit triumfoi duke mundur Francën me penallti në një finale emocionuese, përcjell InLajmi.
Ndërsa fitorja e Argjentinës duket se gëzoi personalitete të ndryshme publike shqiptare, e në mesin e tyre edhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Rama përshëndeti fitoren e Argjentinës, ndërsa Lionel Messin ai e cilësoi si “mbret” të futbollit.
Postimi i plotë i tij:
Këtë kupë të “çmendur” bote mbreti i futbollit në tokë mundi ta fitonte vetëm me ndihmën e mbretit lart në qiell/InLajmi/