Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, këtë të diele suksesin e lojtarit argjentinas, Lionel Messi e lidhi me shefin e tij, kryeministrin Albin Kurti, përcjell InLajmi.
Basha tha se debati për Messin përfundoi sonte ndërsa ai për Albin Kurtin pati përfunduar sipas tij me 14 shkurt.
Tutje ai i cilësoi të 2 njerëz të rekordeve, dhe vazhdoi duke thënë se Kurti është politikani më i mirë i të gjitha kohërave ndërsa Messi futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.
Postimi i plotë i tij:
Debati për Messin përfundoj sonte, kurse për KM me 14 shkurt. 2 rekordmena!
Politikani dhe futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave/InLajmi/