Minatorët në Lunda Norte, Angola, gjetën një diamant rozë 170 karatësh, transmeton InLajmi.
Diamantet e tjera janë shumë më të mëdha, por diamantet rozë janë tepër të rrallë. Afrika pati një diamant të tillë në shekullin e 19-të.
Vetëm një në 10.000 diamante është rozë.
Minatorët gjetën një diamant rozë 170 karatësh nga një shtrat lumi në rajonin Lunda Norte të Angolës, në Afrikën Perëndimore. Kompania Lucapa Diamond, pronarët e minierës, shprehën entuziazmin e tyre dhe u shprehën se gjetja mund të nënkuptojë se një burim diamanti është afër.
Rikujtojmë, se në vitin 1867, në qytetetin e padukshëm të Kimberley, të Afrikës së Jugut, brenda natës u zbuluan depozitat më të mëdha të diamanteve. /InLajmi/